Baroni meksikan i drogës i njohur si El Chapo i ri, akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e grave shtatzëna dhe foshnjat në një luftë të përshkallëzuar mes karteleve.
Nemesio Osegura Cervantes, ‘El Mencho’, e vandosur vet emrin si më i fuqishmi pasi u arrestua dhe u nisë për në SHBA i famshmi Joaquin Guzman, ose El Chapo, sipas hetuesve federale.
Jalisco Nueva Generacion ose (CJNG) dyshohet se po trafikon drogë nga toka dhe deti për në Shtetet e Bashkuara ndërsa hapi një luftë të përgjakshme duke vrarë pa dallim gra dhe fëmijë.
Pamjet e fundit treguan ushtarë ku dyshohet se i përkisnin CJNG të veshur me maska kllouni dhe armë të markës së shtetit Tamaulipas që ndodhet afër kufirit.
Muajin e kaluar 44 kufoma shumë prej tyre i përkisnin grave u morën nga një pus në shtetin Jalisco ku CJNG ka dhe qendrën.
Ata u paketuan në 119 qese plastike dhe hetimet nisën kur banorët e zonës u ankuan për erënkeqe.
‘Ndodh pothuajse çdo ditë. El Chapo ishte i dhunshëm, por El Mencho e ka marrë atë në një nivel të ri‘, tha specialisti i DEA-s, Kyle Mori.
“Prerje kokash, tretje trupash në acid, ekzekutime në publik, shkulje zemre, vrasje e grave dhe fëmijëve. Të gjitha ndodhin pothuajse çdo ditë. El Çapo ishte i dhunshëm, kur El Menço po e çon në tjetër nivel”, thonë zyrtarët në vend.
Ka pasur 88 gra të vrarë që nga gushti, me shumicën dërrmuese në zonat ku CNJG është e prezente, raporton The Sun , dhe disa prej tyre ishin shtatzënë.
El Mencho u rrit pasi 62-vjeçari Guzman, ish-kryetari i kartelit të Sinaloa që konsiderohej zotëria më i fuqishëm i drogës në atë kohë, u burgos për jetë në një gjykatë të Brooklyn këtë verë.
Por El Mencho tani është në krye të më të kërkuarve nga SHBA, e cila ofron 10 milionë dollarë për të.
Fuqia e El Mencho ka qenë aq në rritje, sa që karteli i tij vendosi me padurim një mesazh në WhatsApp, ku u bënte thirrje forcave të tanishme dhe të mëparshme të ligjit të bashkohen në radhët e tyre.
Mesazhi i shkruar në spanjisht theskon: ‘Koleg i policisë federale, mos u shqetëso nëse të pushojnë nga puna, ne do të të rekrutojmë këtu.’/ Javanews
g.kosovari