Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe përfaqësuesi i “Lëvizjes për Universitetin” Arlind Qori u përballen në Top Talk për premtimet që Qeveria ka bërë në kuadër të “Paktit për Universitetin”.
Por Ministrja Shahini replikoi duke i cilësuar këto pretendime si spekulime dhe mashtrime. Ministrja e Arsimit kërkoi angazhimin e trupës universitare, studentëve e pedagogëve për të denoncuar me prova korrupsionin dhe për t’u angazhuar në proceset e reformave në Universitet.
Pedagogu Arlind Qori tha se e gjithë kjo është një demagogji. /l.m