Një nga pedofilët më të tmerrshëm të Britanisë është qëlluar për vdekje me thikë në qelinë. Richard Huckle, u gjet i pajetë nga gardianët.
Ai kishte marrë 22 burgime të përjetshme për abuzimin e mbi 200 fëmijëve. 33-vjeçari kishte pranuar abuzimet me një numër të paprecedent të miturish nga 6 muajsh deri në 12 vjeç në periudhën e viteve 2006-20014.
Huckle përdorte besimin fetar dhe një kualifikim në anglisht për të pasur qasje tek fëmijët e një komuniteti të varfër në Malajzi, ku brena 7 vjetësh përdhunoi bebe, e fëmijë të vegjël.
Një numër I madh fotosh e videosh të përdhunimeve të tij u shpërndanë në rrjete të fshehta në internet të pedofilëve në mbarë botën. Huckle madje u përpoq t`i kthente në biznes krimet e tij të tmerrshme përmes publikimit të pamjeve.
g.kosovari