Kryevëzhguesja e misionit të OSBE-ODIHR-it, Audry Glover, mbërrin sot në Shqipëri me një delegacion që do të zhvillojë takime me të gjitha palët politike.
Në fokus të takimeve do të jenë gjetjet dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve të 30 qershorit.
Këto rekomandime pritet të bëhen pjesë edhe e reformës zgjedhore e cila është vendosur si një kusht gjithashtu për hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.
/a.r