Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel lëshuan një apel të përbashkët nga pallati Elize’, ku kancelarja Merkel ishte e ftuara e presidentit Macron.
”Këto sulme rrezikojnë të krijojnë një situatë të paqëndrueshme humanitare dhe ndihmojnë ISIS-in të rishfaqet”, theksuan ata.
Ndërkohë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një telefonate me presidentin turk, Recep Tajip Erdogan, kërkoi përfundimin e menjëhershëm të sulmit ushtarak në Siri, deklaroi një zëdhënëse e qeverisë gjermane.
”Pavarësisht interesave të ligjshme të sigurisë së Turqisë, sulmi po kërcënon zhvendosje të mëdha të popullsisë lokale, destabilizim të rajonit dhe ringjalljen e organizatës ekstremiste të Shtetit Islamik”, shtoi zëdhënësja.
/a.r