Partia Fidesz e kryeministrit hungarez, Victor Orban humbi kontrollin mbi Budapestin dhe mbi gjysmën e qyteteve të Hungarisë, ku dje u zhvilluan zgjedhjet lokale, sipas të dhënave ende të pazyrtarizuara.
Kandidati i të gjelbërve hungarezë, 44-vjeçari Gergely Karacsony, ka marrë deri tani 50,4% të votave kundrejt 44,6% të 71-vjeçarit Istvan Tarlos.
Nga 20 qytetet në të cilat u votua, në më shumë se gjysmën e tyre kryesojnë kandidatët opozitarë.
/a.r