Është mbyllur edicioni i 9-të i Festivalit të Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë në Pogradec.
Me një ceremoni të veçantë, organizuar në qendër të qytetit, mbrëmja e së shtunës ka vlerësuar më të mirët e 78 filmave, në gjini të ndryshme, që u bënë pjesë e këtij edicioni të festivalit. Organizatorët kishin zgjedhur që mbrëmja të ishte mes miqsh të vërtetë, ndërsa juria kishte përzgjedhur edhe më të mirët.
Për autorët ky festival është një pikëtakim kulturor i rëndësishëm, ku secili prej tyre sjell një këndvështrim të tij.
Një vend bosh, organizatorët e kanë rezervuar simbolikisht për Fatos Baxhakun, një prej ideuesve të festivalit, ndërsa nuk mungoi as çmimi që mbante emrin e tij, i cili shkoi për Elton Baxhakun, ndërsa filmi më i mirë i festivalit u vlerësua Nëntori i Ftohte.