Zyrtari i të ashtuquajturës zyrës serbe, Marko Gjuriç ka folur për skenarë në parlamentin e Kosovës, ku sipas tij do të futen “serbët e Kurtit”.
“Nga kjo çfarë ndodhi sot duhet parë të gjithë se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë rrejshëm të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkovicc dhe kandidatët tjerë të Kurtit”, ka deklaruar Marko Gjuric, në një komunikatë për media.
Gjatë ditës së sotme 26 persona dyshohet se janë helmuar në QNR nga zarfet e ardhura me vota nga Serbia.
QKU ka njoftuar se nga nëntë pacientet janë shtatzënë. Ndërkohë gjendja shëndetësore e të gjitha këtyre pacienteve sipas QKUK-së raportohet të jetë e qëndrueshme.