Për Ilir Metën sot vendi ka zgjedhje.
Kjo pasi ai dekretoi datën 13 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve lolake.
Por në rrjetet sociale ka plasur gallata me Metën.
Të shumta janë memet që ironizojnë kreun e shtetit.
Ndërkohë që nuk kanë munguar edhe personazhet publikë, të cilët i kanë drejtuar kreut të shtetit pyetje për zgjedhjet e 13 tetorit.
Një prej tyre është edhe ish vartësi i Metës, Ylli Manjani.
Me një koment me habi, Manjani pyet kreun e shtetit “Pse nuk do votojmë sot”, ndërsa poston videon e Metës në plazh.