Gjykata e Kavajës ka lënë në burg policin e sigurisë në Burgun e Durrësit, Bledar Toçin, i cili akuzohet për vrasjen e Dritan Haxhollit.
Ngjarja në fjalë ndodhi ditën e enjte, në lagjen nr. 2 të Kavajës.
Nga ambientet e spitalit të Durrësit, atje ku ai qëndron i shtruar pas një plumbi që mori në qafë (e qëlloi viktima), Toçi është njohur me masën e sigurisë.