Teksa ka treguar se me bashkëshortin shkon shumë mirë, dhe se ai e beson për çdo gjë lidhur me vrasjen në shtëpinë e saj, Marsida Qatja i turret të gjithë personave të cilët e komentojnë. Ajo ka thënë për JOQ Albania, se nuk ka arsye për ti dhënë shpjegime askujt.
Marsida, duke sjellë versionin e saj të ngjarjes, thotë se të shtënat me armë ndodhën pasi u vetëmbrojtën. Po sipas saj, krimi nuk ka ndodhur për shkaqe xhelozie. 30-vjeçarja ka zbuluar më tej se Dritan Haxholli i cili ka humbur jetën, pinte alkool dhe vepronte pa vetëdije.
Fjala e Marsida Qatjas:
“Doja te thoja vetem diçka, ne jete nuk jap shpjegime sepse miqte e mi nuk kan nevoje per to, armiqt sdo me besojn, injorantet zdo me kuptojn. Si e vrava une kur ai erdhi me kallash duke gjuajtur? Ne thjesht u vetmbrojtem. Nuk ka motive xhelozie, nuk kishte lidhje dashuria, nuk kishte plane vrasje, ai pinte alkol dhe vepronte pa vedie. Po pse tek une? Qelloj per te na vrar po nese ai do vriste femijen mua e 3 te tjer, cfar do thonin kto njerëz? Gjynof ata dhe vareni ate njeri, di te them qe kushdo qe komenton nuk me njeh as mua as viktimën, pyesni mir per jeten e viktimes se une jam e rrethuar me shoqeri cdo dit”. /l.m