Lumi Gjanica, është një ndër lumenjtë më të ndotur në Shqipëri pasi del nga burimi ai ndotet nga mbeturinat e naftës dhe nënprodukteve të saj. Një ndotje e tillë më ndryshimet e Kodit Penal dënohet me tre vjet heqje lirie.
” Në fakt në gjyqin administrativ ku vetë institucionet publike evidentonin ndotjen, ndërkohë që prokuroria dilte në konkluzion që ndotje nuk ishte e asaj shkalle që të përbënte vepër penale. ”
“ Burimet e ndotjes janë hidrokarburet, mbetjet urbane të ngurta dhe të lëngëta që shkaktohen përgjatë gjithë rrjedhjes së lumit nga industria dhe përpunimit të naftës. ”
Ndotja e lumit të Gjanicës para ndryshimit të kodit penal për prokurorinë nuk përbënte vepër penale.
” Nuk marrim dot frymë”
” Në mëngjes zgjohemi me dhimbje koke. Të gjithë kanë karbon në gjak ”
” Ne dimë se çdo darkë këtu vjen erë e keqja nga dredhje e uzinës së Ballshit që shkojnë në lumin tonë. ”
” Bazohet tek ndotja e hidrokarbureve. Kjo është ndotja kryesore e lumit tonë, fillon që nga Ballshi e deri poshtë pa asnjë lloj filtrimit të ujit. Po tek shëndeti ka ndikuar? Normale që po i ke të gjithë me probleme në gjak, asme dhe probleme pneumologjike. ”
” Banorët thonë se lumi Gjanicë ndot ajrin, tokën dhe ujin që sjell problem serioze shëndetësore tek ta. (tch)/l.m