Breshia-Vojvoda ishte thjesht një ndeshje miqësore përpara se të niste takimi, por nuk përfundoji si e tillë, më saktë nuk përfundoji fare pasi u ndërpre në minutën e 53.
Fillimisht takimi u ndërpre në minutën e 31 pasi trajneri i Vojvodinës u përjashtua me të kuq dhe ndeshja rinisi pas 15 minutash pasi ai nuk pranon vendimin e kryesorit dhe thirri lojtarët.
Teksa po luhej minuta e 53-të dhe ndeshja ishte me rezultatin 2-1, një flamur i Shqipërisë shfaqet përballë tifozëve serb të cilët tërbohen dhe futen në fushë, për të marrë flamurin.
Por, nuk ja dalin dot. Ndeshja ndërpritet sërish dhe këtë herë për të mos filluar më. /l.m