Kosovën dhe Serbinë e viziton këto dite delegacioni i deputetëve gjermanë nga nënkomisioni për parandalimin e krizave. kryetari i tij, deputeti i „Të Gjelbërve“ Ottmar von Holtz, rrëfeu për DW, çfarë presin pas kësaj vizite nga të dyja vendet.
“Përshtypja ime është se ka një pjesë të madhe të popullsisë, sidomos gjeneratat e reja që janë të lodhur me retorikën e vjetër të luftës të ish-udhëheqësve të luftës ose “Warlords”.. Tek të rinjtë nuk bëhet fjalë më për konfliktin e viteve 80-90, ata duan të shohin drejt së ardhmes. Unë besoj se për të lehtësuar këtë proces tensioni dhe për të vendosur paqen midis Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë shumë e qartë, se çfarë i duhet popullsisë për t’i përmbushur ato, siç janë ligjshmëria, hapja e vendeve të punës, shkollimet dhe të gjitha këto gjëra”, tha ai.
Von Holtz shtoi se gjermania shpreson që zgjedhjet të kenë prodhuar ndryshime të rëndësishme dhe nëpërmjet kësaj gjithashtu të mund të shmanget bllokada e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.
Ne kemi biseduar me këta ish-lidere të opozitës, që tani sipas të gjitha gjasave do të mund të qeverisin. Edhe atëherë unë kisha përshtypjen – sikurse e thashë edhe më parë, se ata e kanë një ide të qartë se si mund t’i zgjidhin problemet e Kosovës, problemet e brendshme, afrimin e drejtësisë apo zgjidhjen e gjyqësorit, ishte komenti i tij. /l.m