Janë luajtur mbrëmjen e djeshme ndeshjet e radhës të fazës kualifikuese për Euro 2020.
Grupi A
Republika e Çekisë ka befasuar Anglinë pasi ka marrë një fitore 2-1 me përmbysje në shtëpi. Anglezët, të cilët siguronin kualifikimin me një fitore sot, kanë kaluar në avantazh pas 5 minutash me një penallti të Kane. Çekët kanë reaguar katër minuta më vonë duke barazuar me Barbec dhe kanë përmbysur rezultatin në minutën e 85-të me Ondrasek. Një fitore kjo që e lejon Çekinë të kapë Anglinë në kreun e renditjes me 12 pikë.
Ndërkohë është mbyllur në barazim pa gola nddeshja tjetër e këtij grupi mes Malit të Zi dhe Bullgarisë. Ky rezultat i ka eliminuar të dy këto përfaqësuese nga gara për të siguruar një vend në Euro 2020. Malazezët do të përballen pas tri ditësh me Kosovën, që mban vendin e tretë në grup me tetë pikë.
Grupi B
Vazhdon dominimi i Ukrainës në këtë grup. Përfaqësuesja e Andriy Shevchenko-s ka marrë fitoren e pestë pasi ka mundur 2-0 Lituaninë në shtëpi falë dy golave të Malinovsky-t (29′, 58′). Ukrainasit mbajnë vendin e parë me 16 pikë, pesë më shumë se Portugalia që ka një ndeshje më pak dhe që është ngjitur në 11 pikë pas fitores 3-0 të marrë në shtëpi kundër Luksemburgut. Silva (16′), Ronaldo (65′) dhe Guedes (89′) kanë qenë autorët e golave. Lituania dhe Luksemburgu janë eliminuar nga gara për një vend në Europian.
Grupi H
Franca ka vuajtur, por në fund ka arritur të marrë tri pikët në fushën e Islandës. Kampionët e botës kanë fituar 1-0 falë një penalltie të transformuar nga Giroud në minutën e 66-të. Francezët kryesojnë grupin me pikë t ë barabarta me Turqinë, që ka fituar kundër Shqipërisë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Andorra ka mundur 1-0 Moldavinë, kundërshtarja e ardhshme e Shqipërisë pas tri ditësh, që e ka mbyllur takimin me 10 lojtarë. Të dy këto ekipe janë të eliminuara.
g.kosovari