Shqipëria luan sonte në Turqi dhe për të mbajtur gjallë shpresën e kualifikimit për në “EURO 2020” duhet që të besuarit e trajnerit Edi Reja të marrin një rezultat pozitiv, ku padyshim fitorja është “qershia mbi tortë”.
Është mbyllur në barazim 0-0 pjesa e parë në “Sukru Saracoglu” të Stambollit, me Turqinë e Shqipërnë që nuk gjetën rrjetën, pavarësisht rasteve sporadike në të dy kampet.
Në 45 minutat e para ajo që vlen të përmendet është fakti që gjyqtari nxori 5 kartona të verdhë, dy për vendasit dhe tre për ne.
Ndërsa, në minutën e 7-të kishte edhe pak momente tensioni, me Bare e Demiral që tentuan përplasjen fizike, por u ndalën nga kartonat e verdhë.
g.kosovari