Armand Duka, presidenti i FSHF-së, për RTSH ka folur nga stadiumi ku do të luhet Turqi-Shqipëri.
“Atmosfera është e bukur dhe motivon të dy skuadrat. Për ata që janë në fushë është më mirë. Atmosferë e bukur, ditë e bukur, fushë e bukur për të luajtur futboll. Për ne është një ditë e rëndësishme edhe për atë fije shpresë që kemi. Turqia për të vulosur kualifikimin”.
“Ne do ta kemi më të bukur atmosferën në stadiumin tonë të ri. Do të krijojmë dekor më të bukur. Mezi po e presim të vijë ajo ditë”.
“Mesatarja e çmimeve të biletave nuk mendoj se është më e lartë te ne se sa këtu”.
Policia në stadium? “Nuk është fusha ime! Nuk më përket. Duhet të jetë fair play dhe të respektohen të gjitha. Por, kur nuk respektohet, duhet edhe policia, për të mbarëvajtur këtë spektakël me 50 mijë njerëz”.
Edoardo Reja, rinovimi? “Profesioni i trajnerit ndër më të vështirat në botë dhe ka ngarkesë emocionale përpara ndeshjeve. Kujtdo i qoftë. Jo vetëm me Reja, por me këdo trajner, i qëndroj pranë për t’i dhënë besim dhe larguar emocionet. Duhet të besoni që vështirë që trajneri të mposhtë emocionet… Rinovimi? Të shohim ndeshjen dhe ndeshjet e tjera. Ne jemi të kënaqur se si Edi Reja ka punuar dhe mund të them që jemi pozitiv. Por, duhet të ulemi në tavolinë për të biseduar”.