Policia kundër terrorizmit ka nisur hetimet pasi pesë persona u qëlluan me thikë nga një njeri teksa vraponte rreth një qendre tregtare në Manchester.
Blerësit vrapuan për tu mbrojtur pasi një burrë raportohet se bërtiti dhe nisi të godasë me thikë njerëz të rastit paraditen e sotme.
Policia arrestoi një person të armatosur që terrorizoi zonën. Tre gra, një vajzë e moshës 19 vjeçare, një burrë në të 50-tat, dhe një preson ende i i pa indetifikuar janë ndër të plagosurit.
Një punëtor i dyqaneve tha: ‘Një burrë po vraponte me një thikë duke sulmuar shumë njerëz, njëra prej të cilave hyri në dyqanin timl. Menjëherë pas kësaj, stafi i sigurisë i tha të gjithë stafit të shitjes me pakicë që të mbyllnin dyert e tyre dhe të zhvendosnin publikun në pjesën e pasme të dyqaneve.“
Një burrë në të 40-tat është arrestuar nën dyshimin për sulm të rëndë.
Natyra e incidentit ka bërë që oficerët kundër terrorizmit të marrin përsipër ngjarjen dhe të fillojnë hetimet.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë tre viktima dy gra dhe një burrë duke u tërhequr nga qendra tregtare, duke qëndruar ulur në këmbë. Gjendja e dy viktimave të tjera është e paqartë. / Javanews