Një ditë pas ndarjes së çmimeve Nobel, konkretisht atij të Letërsisë për shkrimtarin austriak, Peter Handke, nuk ka vonuar nisja e një peticioni online kundër këtij vendimi ndaj Akademisë Suedeze që realizoi eventin.
Shqiptarët janë bashkuar në një peticion për revokimin e këtij çmimi, pasi Handke përveç të qenurit një shkrimtar i shquar, me stil të veçantë prozaik, ai njihet në mbarë botën për mbrojtjen e vazhdueshme të ish presidentit serb, Sllobodan Milloshevic.
Ishte viti 2006 kur Sllobodan Millosheviçi ndërroi jetë, dhe në funeralin e tij laureati i sotëm i “Nobelit” për letërsi, i mallëngjyer u shpreh: “Afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Millosheviçit”.
Për Handken, gjithë ajo çfarë ka bërë Millosheviçi ka qenë “për ta mbrojtur popullin e tij”, deklaratë kjo e dhënë gjatë funeralit në Beograd, para një turme të madhe nacionalistësh radikalë serbë.
Për të firmosur këtë peticion mund të klikoni këtu
/l.m