Komisioni i Venecias i ka vendosur vulën raportit për Presidentin Ilir Meta duke deklaruar se shkeli Kushtetutën me vendimin për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. “Presidenti Ilir Meta veproi në mungesë të bazës ligjore për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit” thuhet ndër të tjera në raportin përfundimtar që u miratua sot.
Pavarësisht disa amendamenteve të palëve, thelbi i draft raportit të publikuar disa javë më parë ka mbetur i pandryshuar. Ekspertët e Komisionit të Venecias janë të qartë se Ilir Meta tejkaloi kompetencat me anulimin e 30 qershorit, ndërsa shkelja nëse është e rëndë apo jo vlerësohet nga Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese.
Thelbi i opinionit të Komisionit të Venecias që doli pak ditë më parë
– Presidenti shkeli kushtetuten kur anulloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur nje kompetence te tille ne kushtetute e ne ligj.
– Anullimi i zgjedhjeve dhe me tej shtyrja e tyre cenoi te drejten e shtetasve per te zgjedhur.
– Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nese ata perfaqesojne nje pjese te madhe te votuesve nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta. Perndryshe, keto parti do te fitonin mundesine/avantazhin/leven te pengonin cdo proces zgjedhor (prg. 98).
– Presidenti e tejkaloi kompetencen e tij kushtetuese, si fillim duke anulluar zgjedhjet lokale, e me tej duke i shtyre ato. Eshte kompetence e Kuvendit dhe me tej e Gjykates Kushtetuese te percaktoje nese kjo shkelje eshte e rende apo jo./Shqiptarja.com