Duke folur në konferencë vjetore të Bankës së Shqipërisë, Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka shprehur shqetësime me ecurinë ekonomike të vendit tonë.
Shqetësimin më të madh Meta, e lidhi me dhënien e kredive, duke u shprehur se ka pasur një rënie të tyre vitet e fundit.
E këtë rënie, Meta e ka lidhur sundimin e ligjit në vendin tonë, ndërsa ka kërkuar që të ketë përmirësim në këtë drejtim, çka do të sillte edhe përmirësim në ekonomi.
“Mbetet shqetësim që bankat në Shqipëri, nuk kanë shumë efekt. Gjatë 10 viteve të fundit, Shqipëria ka nivelin më të vogël të kredive. Një nga arsyet që bankat kanë stopuar në dhënien e kredive, është sundimi i ligjit.”, -tha Meta.
Ndërsa, nga ana tjetër, Meta ka vlerësuar ndërhyrjen e Bankë së Shqipërisë në disa momente kyçe të ekonomisë, siç ishte rasti i euros, duke bërë që banka të fuste më shumë lekë në tregun e brendshëm.
Meta ka theksuar se investimet europiane në ekonominë shqiptare, kanë ndikuar për rritjen ekonomike.
“Investimet e vendeve europiane në ekonominë shqiptare kanë dhënë ndikim për rritjen ekonomike. Po ashtu edhe goditjet e jashtme kanë dhënë tepër ndikim në ekonomik. Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë ku duhet në momentin e goditjeve, si në rastin e euros.”, tha Meta. /l.m