Ministri indonezian i Sigurisë, Wiranto, u plagos në një sulm me thikë nga një njeri i dyshuar si “i ekspozuar ndaj radikalizmit të ISIS-it”, njoftoi sot zëdhënësi i policisë indoneziane, Dedi Prasetyo.
“Dikush iu afrua dhe e sulmoi”, deklaroi Prasetyo.
”Wiranto dhe shefi i policisë lokale u plagosën”, vazhdoi ai duke shtuar se ishin arrestuar një burrë dhe një grua në lidhje me këtë.
/a.r