Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë në Kavajë ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se Dritan Haxholli ka pasur një lidhje dashurie me shtetasen me inicialet M. Q.
Po ashtu mësohet se prej disa javësh ata ishin ndarë, por kjo nuk pranohej nga Haxholli, i cili e shqetësonte herë pas herë vajzën ne telefon dhe në banese. Bezat raporton se e njëjta gjë ka ndodhur edhe mesnatën duke u gdhirë e enjtja. Haxholli ka marrë vajzën në telefon dhe i ka thëne se ajo nëse ndahej nga ai, ky i fundit nuk do ta linte të qetë. Duke u gjendur në këto kushte presioni, vajza e ka ftuar Haxhollin në banese për t’u sqaruar. Po ashtu ajo ka thirrur mikun e saj Bletar Tocin, i cili i kishte ofruar ndihme se do i zgjidhte konfliktin me ish te dashurin.
Në momentin kur ndodhi ngjarja, në banesën e vajzës ishin edhe 2 persona te tjerë, miq dhe fqinje të së resë. Në momentin kur Haxholli është futur në banesë i armatosur me kallashnikov para tij ka dalë polici i burgjeve Bledar Toci dhe ka tentuar ta ndalë, por i dashuri i vajzës e ka qëlluar duke e plagosur. Në këto kushte polici ka nxjerrë armën e shërbimit pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Haxhollit duke e lënë të vdekur.
/a.r