Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka shkuar në Gjirokastër ku ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura në Komisariatin e këtij qyteti. I pranishëm bashkë me Veliun ishte edhe drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike, Gjovalin Loka.
Veliu i ka kërkuar ‘bluve’ të Gjirokastrës që të veprojnë më me efektshmëri ndaj personave në kërkim apo ndaj luftës kundër lëndëve narkotive.
“Sekuestroni pasuritë e ardhura nga aktiviteti kriminal,”-tha Veliu.
Vetëm pak ditë më parë, Veliu shkoi në Elbasan ku edhe u kërkoi efektivëve që të intensifikojnë punën për të goditur grupet kriminale që veprojnë në Elbasan.
/a.r