Dy partitë politike në Kosovë, Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dhënë sinjalet e para për tu bashkuar në koalicion.
Detajet do të mësohen në ditët në vazhdim, ndërsa këtë të mërkurë kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti do është i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan.
Kurti flet për qeverinë e re, si do të arrijë marrëveshjen me Serbinë, marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Edi Ramën!
“Jemi të dënuar të bashkëpunojmë, këtë që e ka dashur populli që na ka votuar”. Kështu deklaroi Albin Kurti në emisionin Opinion, në lidhje me një koalicion qeverisës me LDK, pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Në parim nga LDK kanë pranuar që të kenë koalicion me ne dhe ne nesër do të kemi një takim ku marrim pjesë unë dhe nën kryetari i Vetëvendosjes nga ana tjetër do të jetë kryetari i LDK dhe kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani. Jemi të dënuar të bashkëpunojmë, këtë që e ka dashur populli që na ka votuar”, tha Kurti.
Sipas tij posti i kryeministri është i vendosur. Ai tha se do të jetë kryeministër, në të kundërt, Kosova shkon sërish në zgjedhje.
“Këtë e ka vendosur populli i Kosovës në datën 6 tetor, kryeministri nuk mund të jetë pikë e diskutimeve. Ai që fiton më shumë vota e ka të drejtën për të pasur kryeministrin. Subjekt që del i pari fiton mandatin nga presidenti për të formuar qeverinë e re, kjo nuk është diskutueshme. Ose Vetëvendosje drejton qeverinë, ose shkojmë përsëri në zgjedhje”, tha më tej Kurti.