Deputetja opoziatare Rudina Hajdari ngre dyshime për fatin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, për shkak të skepticizmit sipas saj të Danimarkës.
Hajdari thotë se për Maqedoninë e Veriut është shumë e qartë që do të hapen negociatat.
“Danimarka mbetet tepër skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Një e vërtetë e hidhur që hedh shumë dyshime se çfarë do ndodhë me Shqipërinë, ndërkohë që me Maqedoninë e Veriut është shumë e qartë që do hapen negociatat me BE-në,” shkruan deputetja Hajdari. /l.m
Danimarka mbetet tepër skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Një e vërtetë e hidhur që hedh shumë dyshime se çfarë do ndodhë me Shqipërinë, ndërkohë që me Maqedoninë e Veriut është shumë e qartë që do hapen negociatat me BE-në.
— Rudina Hajdari (@rudina_hajdari) October 9, 2019