Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit njihen si shenjat më të pavendosura të zodiakut, që ndryshojnë mendje shpesh, por edhe që përshtaten shumë shpejt. Ata janë si kameleonët dhe përjetojnë ndryshime episodike dhe të shpeshta gjatë gjithë jetës së tyre. Nuk është çudi të jetojnë jetë të dyfishtë apo të hiqen si njerëz që nuk janë .
• Binjakët janë të njohur për personalitetet e fshehura dhe 1001 mendjet që nuk i ndan dot ! Një personazh simpatik nga jashtë dhe me një anë të brendshme të errët? Po me shumë mundësi, një Binjak.
• Virgjëresha është e përpiktë dhe sistematike – ata jetojnë për modele dhe rutinë. Vrasësit serial tentojnë të kryejnë akte që ndjekin një model karakteristike sjelljesh, të parashikueshme. Kështu që.
• Shigjetarët janë karizmatikë dhe aventurierë. Ka kuptim që kjo shenjë të kërkojë emocione të forta që veprimet e përditshme nuk jua sjellin. Ata hiqen si njerëz të tjerë dhe ndërmarrin rreziqe vetëm për të kënaqur shpirtin e aventurës.
• Peshqit janë empatikë, por empatia mund të kthehet si bumerang . Meqenëse ata kanë aftësinë të ndiejnë dhimbje kolektive, kjo gjë mund t’i gërryej nga brenda dhe t’i detyrojë ata të shpërthejnë.