Një aksion blic i policisë së Bolzano, çoi në pranga tre shqiptarë që jetonin prej vitesh në Itali.
Policia zvicerane e Bolzano tha se brenda një makine u sekuestruan 12 kilogramë kokainë e pastër, e ndarë në 10 pako, ndërsa njëra prej tyre ishte e mbështjellë me një çorap. Kontrolli u bë të dielën në autostradën që lidh Vipitenon me atë të A22.
Makinat ishin identifikuar si të dyshimta ditë më parë dhe nga tre të arrestuarit vetëm shoferi ishte fillimisht i dyshuar.
Substanca, sipas hetuesve, vlen rreth 3 milion euro në tregun e shitjes me pakicë. Tre persona të arrestuar, të tre shqiptarët, më i riu, një banor i Foggia, 23 vjeç, krijoi dyshimet e para me sasinë e drogës që fshihte në makinë.
Bashkë me të u arrestuan edhe dy shqiptarë të tjerë që shoqëronin ngarkesën, të moshës 39 dhe 29 vjeç. Ata banonin në provincën e Pizës.
Prania e tyre brenda makinës së 23-vjeçarit, kur u arrestuan, konsiderohet element i dobishëm për lidhjen e të treve në trafikun e drogës.
Mbi destinacionin e ngarkesës së drogës hetimet janë në zhvillim e sipër.
Mendohet se kokaina vinte nga Holanda. Tre të arrestuarit tani ndodhen në burgun e Bolzanos, në pritje të hetimeve. Sipas analizave të bëra, kokaina e sekuestruar kishte një pastërti prej 80%.
/a.r