Dy persona janë vrarë gjatë të shtënave jashtë sinagogës në Halle, Gjermani, në Yom Kippur në ditën më të shenjtë në Judaism.
Një grua vdiq pasi një sulmues, që besohet se kishte veshur një uniformë të stilit ushtarak, hapi zjarr me një armë zjarri të mërkurën në mëngjes.
I dyshuari ka qëlluar disa herë duke lene te vdekur dy persona dhe ka plagosur disa të tjerë para se të arratisej, njoftoi Bild.
Një granatë dore u hodh edhe në varrezat hebraike. Autori besohet të ketë ikur në drejtim të qytetit të Leipzig.
“Sipas informacionit fillestar, dy persona janë vrarë në Halle,” tha një zëdhënës i policisë.
Policia ka këshilluar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi ose të gjejnë hapësira të sigurta për t’u fshehur. Ata kanë nisur menjëherë një operacion kërkimi për autorin e krimit.
Deutsche Bahn ka mbyllur stacionin kryesor të trenit në Halle ndërsa kërkimet vazhdojnë.
Të shtënat ndodhin sot në festën hebreje të Yom Kippur, një ditë pushimi, agjërimi dhe lutje – dhe vlerësohet si dita më e shenjtë e vitit për hebrenjtë. / Javanews
g.kosovari