Nëse jeni në kërkim të një vendi pune, Forcat e Armatosura të Shqipërisë ofrojnë 300 pozicione të lira. Lajmi është bërë i ditur nga vet ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ku përmes një postimi në ‘Facebook’ u bën thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e FA-ve.
“Për çdo të ri me vullnet që do t’i shërbejë atdheut dhe vetes, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë vendi i duhur!
Mbi 300 pozicione të lira pune ofrohen anembanë vendit, për çdo të ri me arsim të mesëm e sipër. Nëse ke një zanat eja shërbe në FA, nëse s’ke, eja përfitoje. Për më shumë info vizitoni linkun; https://bit.ly/2MoTqBs
Bëni tag edhe shokët e shoqet!”, shkruan ministrja. /l.m