Parlamenti holandez ka nisur diskutimet në lidhje me vendimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për Bashkimin Europian, vetëm dhjetë para vendimit nga KE.
Ashtu siç ishte parashikuar parlamenti do të vendosë mbi votën e saj pro ose kundër këtyre dy shteteve, ndërsa vendimi përfundimtar do të jepet më 18 tetor nga KE. Ministri i Jashtëm, Stepp Block po pyetet nga deputetët për qëndrimin mbi Shqipërinë dhe dallimin mes qëndrimit të Gjermanisë dhe atij që do të ketë Holanda. Në diskutime për hapjen e negociatave. Ministri i Jashtëm ka lënë të hapur mundësinë që qëndrimi i Holandës të përafrohet me Gjermaninë.
Më herët, Realstory.al publikoi rezolutën e qeverisë për negociatat e Shqipërisë që ka paraqitur në parlament, duke paralajmëruar pikërisht këtë qëndrim, duke mos rrezikuar që të mbetet e vetmja që të votojë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Në një letër drejtuar deputetëve holandezë, ministri Block përshëndeste hapat konkrete të Tiranës, duke shtuar faktin se duhej të bëhej më shumë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.