Akademiku dhe veprimtari i shquar Rexhep Qosja parashikon një koalicion mes Vetëvendosjes dhe Lëvizjes Demokratike të Kosovës që do të ketë si kryeministër Albin Kurtin.
Në një lidhje telefonike në News24, Rexhep Qosja ka folur për procesin zgjedhor dhe sfidat që e presin qeverinë e ardhshme. Ai tha se duhet të krijohet shteti i së drejtës dhe të luftohet korrupsioni e nepotizmi.
Si e shihni konfigurimin e qeverisë pas rezultatit që sollën këto zgjedhje në Kosovë. Partia e Albin Kurtit fituese por që lipset krijimi i koalicionit?
Pushtetarët e deritanishëm në Kosovë të cilët nuk mund të quhen qeverisës por pushtetarë, kanë keqpërdorur që t’i vënë shtetit të Kosovës themelet e një shteti të shëndoshë. për shkak se ka ndodhur kjo populli votoi për ndryshim të kësaj gjendje që ndryshon kriza e vlerave. Në këto zgjedhje iu dha vota e popullit, populli zgjodhi VV si parti të parë dhe LDK si parti të dytë, që para zgjedhjeve kanë folur për krijimin e një koalicioni dhe tani premtojnë një qeveri me në krye kreun e VV Albin Kurtin.
Sfidat e kësaj qeverie janë të mëdha. Kjo qeveri duhet të krijojë shtetin e së drejtës, kjo qeveri duhet të sigurojë që në Kosovë të sundojë ligji. Kjo qeveri ka një varg detyrash të mendësisë praktike. Ka për detyrë të bëjë beteja juridike kundër dy këqijave të mëdha, korrupsioni dhe nepotizmi. Në Kosovë nuk ka ndodhur që prej se është liruar prej pushtimit të ndëshkohet një nga milionerët politikë. Në Kosovë zotëron pseudokultura e mosndëshkimit të fajtorëve të lartë politikë.
Çfarë duhet të bëjë qeveria e ardhshme e Prishtinës më mirë nga situata aktuale në Kosovë?
Rexhep Qosja: Qeveria e VV dhe LDK, nëse krijohet duhet të bëjë bëtaja politike e juridike kundër nepotizmit. Fjalën nepotizëm e përmendin ndërkombëtarët, e përmendin ambasadat, por tanët nuk e përmendin nepotizmin. Nepotizmi siguron punësim atyre që nuk e meritojnë dhe përjashton të merituarit, të talentuarit për shkak të lidhjeve miqësore, a partiake a farefisnore. Dhe beteje kundër kësaj të keqe nuk është e lehtë.
Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e LDk, nëse krijohet duhet të bëjë reforma në arsim. Arsimi është i ngarkuar me një varg problemesh të ndryshme që kanë pasoja në radhë të parë në përgatitjen e pedagogëve sepse kanë mbi supe nmoralin e kombit. Pjesa më e madhe pedagogëve akuzohen pë plagjiatura, një numër i pedagogëve nuk janë të përgjegjshëm,. Arsimi kërkon reformë të thelluar. Qeveria e re duhet të marrë masa edhe në fushën e shëndetësisë, sepse ka probleme. Kosova ka një problem të madh dhe shpërfillje të kulturës. Ndodh që këngëtarë të ndryshëm për paraqitje, ndërsa nuk financohen autorë të mirë.
Si do të vazhdojë dialogu Kosovë – Serbi? A do ketë ndryshime tashmë që në krye të negociatave pritet të jetë Lëvizja Vetëvendosje?
Rexhep Qosja: Në sot e dëgjuam me kënaqësi deklaratën e SHBA ku përhsnëdetet populli i Kosovës për zgjedhje të suksesshme dhe demokratike. Ne dëgjuam lajmin se ambasadori amerikan Kosnnet ka shkuar në selinë e VV me kryetarin Albvin Kurti. Në këto dy deklarata u theksua nevoja e fillimit të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë që është me rëndësi për zhvillimet dhe për paqen në rajon në tërësi. Kryetari i Vetëvendosjes tha sot se do të fillojë dialogun me serbët e Kosovës, do të bisedojë për integrimin e tyre e më pas do të flasë me Serbinë. Kjo ishte përgjigje e drejtë.
A do të jetë axhenda e VV në përputhje me axhendën në Washington apo Berlin?
SHBA-të kanë caktuar përfaqësuesin e tyre i cili do të jetë pjesëmarrës në këto bisedime mes palës shqiptare dhe asaj serbe. Tani a do merren parasysh ato që mund të kërkohen nga BE dhe SHBA që do të propozohen prej qeverisë së Kosovës nuk e di por unë di një gjë prej krizës lindore, çështjet mes shteteve Ballkanike, jo të gjitha të herët por në pjesën më të madhe të rasteve janë zgjidhur si kanë kërkuar fuqitë e mëdha. A do të ndodhë kjo mes Kosovës e Serbisë? Do ta shohim. Propozimet e SHBA dhe BE-së për zgjidhjen e problemeve duhet të shihen me kujdes të madh. SHBA-të janë shtetet me rëndësi të madhe për gjendjen e shtetit. Duhet të kemi parasysh përkushtimin e tyre ndaj Kosovës.
Do të jetë e lehtë apo e vështirë për Albin Kurtin për të përballuar presionin e ndërkombëtarëve?
Nuk e dimë ende se çfarë karakteri do të jetë ajo trysni e ndërkombëtarëve. Mund të supozojmë se mund të kërkojnë një shkëmbim territoresh, një pjesë të veriut me Luginën e Preshevës, këtë sa territor do ta caktonin ekspertët por në qoftë se ne duam që çështja e Kosovës, mosmarrëveshja e Serbisë me Kosovën, kjo çështje të zgjidhet historikisht ne duhet të mendojmë dhe për këtë mundësinë e shkëmbimeve të territoreve. E di se ky mendim ka shumë pak përkrahës. U pajtuan mes kufirit me Malin e Zi, ku Kosova i dhuroi Malit të Zi afro 9 mijë ha tokë pse këta burra e trajtojnë si ide antikombëtare idenë e shkëmbimit të territoreve? Sidoqoftë të shohim se çfarë do të propozojnë SHBA-të dhe BE.
Kemi një problem tani, krijimin e kësaj qeverie. Një ngjarje që ndodhi sot nuk lejon bindjen se kjo qeveri do të krijohet lehtë. Disa parti kërkuan rinumërimin e votave. Ato tre parti, LDK që i ka kërkuar, PDK dhe Nisma+AKR pse tash pa marrë fund plotësisht numërimi i votave, pse tash kur rezultati përfundimtar nuk dihet ende, pse e kërkuan tani? Mos e kërkuan për të shtyrë krijimin e qeverisë re. Kjo ishte një kërkesë dëshpëruese jo vetëm për ata që përkrahin VV por për gjendjen politike në përgjithësi. Është koha e fundit të merremi vesh mes veti. Duke pasur parasysh interesat e popullit, interesat e shtetit, interesat e Kosovës, interesat e kombit shqiptar në përgjithësi.