Presidenti Ilir Meta thotë se forca të jashtme që mbështesin forca të brendshme në Shqipëria duan që vendi ynë të jetë një rast i dështuar.
Pa dhënë detaje se kush janë këto forca, kreu i shtetit tha se ishte në mision dhe jo në punë për t’i shërbyer vendit.
Ai shton se politika konfliktuale e na paraqet si “çuna problematik”, një term i përdorur nga ish-ministri Damian Gjiknuri në përgjimet për blerjen e votave në Dibër në vitin 2016.
“Unë i kam thënë nuk jam në punë, siç ai më kërcënoi mua, unë jam në mision në kuptimin që e di përgjegjësinë që kam që t’i shërbej vendit për të mos shkuar atje ku shtyhet nga forca jo miqësore të jashtme që përdorin forca të brendshme në mënyrë që Shqipëria të jetë një rast i dështuar.
Në vend që të ishte shembull, frymëzim për Kosovën, shqiptarët në rajon.
Të jesh në mënyrë që demokracia funksionon, ka unitet kombëtar, ndërsa një politikë e tillë konfrontuese e vazhdueshme vetëm se na defaktorizon dhe na paraqet si çuna problematik siç nuk duhet të jemi”, theksoi ai. /l.m