Nga sot Shkodra do të ketë një kryetar të ri të këshillit të Qarkut.
Në mbledhjen e zhvilluar në prefekturën e Shkodrës, u votua Hilmi Lakti dhe ai do të mbajë postin e ri të Këshillit të Qarkut.
Ai u zgjodh në këtë detyrë me 18 vota pro dhe një kundër.
Të pranishëm në mbledhje ishin dhe 4 kryetarët e bashkisë së qarkut, por jo ajo e Shkodrës, Voltana Ademi.
g.kosovari