Menaxheri i shumë ndërmarrjeve të njohura, Gazmend Gjonbalaj i cili ndër të tjera ka punuar edhe në Bloomberg e NYFIX, para zgjedhjeve në Kosovë doli publikisht dhe bëri një premtim të madh.
Biznesmeni i cili doli hapur në mbështetje të Albin Kurtit, deklaroi se nëse Vetëvendosja e Kurtit i fiton zgjedhjet, do të kthehet të investojë në ekonominë e vendit mbi 50 milionë euro.
Ndërkohë, që “Vetëvendosja” i fitoi zgjedhjet, mbetet të shihet nëse biznesmeni, i cili jeton dhe punon në SHBA do ta ndihmojë Kosovën me 50 milionë euro investim.
Biznesmeni gjithashtu tha se Kurtin e ka njohur që nga koha e studimeve. Megjithatë deri në këto zgjedhje ai deklaroi se ka votuar pothuajse të gjitha partitë, por të gjitha e kanë zhgënjyer.
Tani mbetet për t’u parë nëse biznesmeni do e mbajë fjalën e dhënë.