Identifikohet viktima e një aksidenti të rëndë që ndodhi dje në Itali, rreth orës 5.30 të mëngjesit. Viktima, shkruajnë mediat italiane është një 42-vjeçar me origjinë shqiptare dhe banues në Bondeno në provincën e Ferrara. Ai ishte kryefamiljar, bashkeshort dhe baba, e quhej Mentor Carkaxhia.
Ai ishte në bordin e një makine Chevrolet me ngjyrë gri, e cila është shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme pasi doli nga rruga, për arsye të paqarta dhe përfundoi në një kanal, sic duket në fotot më poshtë.
Shqiptari, për arsye që po hetohen nga policia, është përplasur kokë më kokë me një tjetër makinë Peugeot që përfundoi përmbys në korsinë tjetër të rrugës, brenda të cilës ndodhej një burrë 41 vjeç dhe një grua 46 vjeçe, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Ishin zjarrfikësit nga Carpi ata që nxorën çiftin nga makina dhe gjithashtu trupin e pajetë të 42-vjeçarit shqiptar. Në vendngjarje u desh edhe ndërhyrja e helikopterit për të transportuar të plagosurit në spital. Fatkeqësisht, për shqiptarin nuk kishte mbetur asgjë për të bërë nga bluzat e bardha sepse kishte vdekur në vend.
g.kosovari