Prokuroria për Krime të Rënda kërkon shpalljen e konfliktit të moskompetencës për rigjykimin e Izet Haxhisë. Pak dite me pare, Gjykata e Tiranes shpalli mos kompetencë dhe e dërgoi dosjen e tij tek Krimet e Rënda.
Por prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkon gjykatës ta çojë çështjen për interpretim në Gjykatën e Lartë.
Prokurori Besnik Muci, kërkoi më tej caktimin e masës “Arrest me burg” për Haxhinë.
Avokatët e këtij të fundit gjatë seancës, kërkuan ndryshim të masës, me argumentin se ka bërë shumë paraburgim dhe se nuk paraqet rrezikshmëri.
Ndërkohë, edhe Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Izet Haxhinë dhe ka shpallur moskompetencë për dosjen “Hajdari” me të pandehur Izet Haxhinë. Sipas saj, çështja duhet ti kalojë Gjykatës së Lartë.
Deri sa te shprehet gjykata e Larte, Izet Haxhia do te mbetet ne burg.
g.kosovari