Femerët e Beratit kanë zhvilluar mëngjesin e kësaj të hëne një protestë ndërsa kanë bllokuar edhe aksin kombëtar, Lushnje-Berat, në vendin e quajtur Ura e Kuçit. Ata ankohen se prodhimet e tyre nuk po gjejnë treg, për shkak të prodhime që futen nga jashtë, ndërsa theksojnë se se nuk kanë marrë asnjë subvencion nga qeveria.
“ Nuk kam marr ndonjë shtesë te sera ime, as subvencionime jo, as ndonjë lekë nga shteti. me krahët e mi të gjitha me familjet, kam futur edhe fëmijët, që po i marr më qafë në serë. Edhe taksat vijnë na i kërkojnë, taksat i kemi paguar” tha një prej fermerëve protestues. /l.m