Stavri Mino 56-vjeç u qëllua fizikisht me grushte, shkelma dhe me sende të forta për vdekje nga tre persona për motive pronësie. Autorët janë arrestuar nga policia e Vlorës dhe janë; Astrit Hameti 48 vjeç, Nusret Hoda 57 vjeç dhe Agron Hameti 56 vjeç.
Por si ndodhi ngjarja? Policia paditen e djeshme njoftoi se ‘pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja duke ndërruar jetë. Nuk ka shenja dhune të dukshme’. Ndërsa disa prej dëshmitarëve deklaruan se u fut për të ndarë vëllanë nga sherri, ‘por rrëshkiti duke i rënë koka në gurë duke ndërruar jetë’.
Por pas autopsisë në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune duke sjellë arrestimin e tre personave, të cilët akuzohen për vrasjen. /l.m