I mbani mend “Spirit Voice”? Është grupi i parë shqiptar i krijuar nga vajza, të cilat kënduan për herë të parë në vitin 1997.
Grupi përbëhej nga Dorina Tiko, Soni Malaj, Elia Zaharia dhe në saksofon Briken Guga. Vajzat korrën shumë sukses gjatë asaj periudhe, por më pas grupi u shpërnda.
Dorina u zhvendos në Amerikë, ku jeton me bashkëshortin dhe fëmijët e saj, ku është përsëri pjesë e muzikës. Elia Zaharia u martua me Leka Zogun dhe i është përkushtuar teatrit.
Kurse Soni është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare, e cila shquhet për pamjen e saj të kuruar në detaje.
Gjithashtu Soni jeton bashkë me vajzën e saj Anna.
Së fundmi Soni Malaj ka publikuar një foto ku shfaqen të buzëqeshura me Elian dhe shkruan: “Zemra eshte e mbushur me ndjenja te pastra dhe te sinqerta”.
Kjo tregon se edhe pas shpërndarjes së grupit vajzat kanë marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën. /l.m