Katër persona janë ndaluar në stacionin policor në Prizren, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë për keqpërdorimin e votës, saktësisht fotografimin e saj. Lajmin e ka konfirmuar për medie, zëdhënësi i policisë në Prizren, Vesel Gashi,“Mund të ju konfirmojë se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorinë kemi ndaluar katër persona të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur votën”, thuhet në përgjigjen e Gashit.Edhe në fshatin Krushefc të Komunës së Pejës, një person ka fotografuar votën. Lidhur me rastin personi është shoqëruar në stacion policor./l.m