Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë nesër seancën dëgjimore me prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, njëherazi edhe kandidat për SPAK-un, Ndini Tavani.
Seanca do të mbahet në orën 11:00, ndërsa trupa gjykuese përbëhet nga Roland Ilia, Alma Faskaj dhe Brunilda Bekteshi. Ndini Tavani njihet si një nga prokurorët që ka hetuar dosjet më të nxehta.
Ai u transferua në vitin 2012 nga Prokuroria e Vlorës në atë të Tiranës me firmë të kryeprokurores Ina Rama si pjesë e Task-Forcës anti-korrupsion.
Tavani ka hetuar ish-ministrin e Punës, Spiro Ksera, dosjen e arrestimit të ish-shefit të Krimeve të Rënda, Fatos Goxhaj si dhe ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani për disa tendera.
Po ashtu, prokurori Tavani ka qenë pjesë e grupit hetimor që ka ndjekur vrasjen e bankierit Artan Santo. /l.m