Një 33-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi është kapur duke lëvizur me armë zjarri nëpër qytet. Gjatë kontrollit, policia i ka zbuluar edhe mjetin e vjedhur tip “Benz”, me të cilin udhëtonte”.
Njoftimi i policisë:
Mallakastër
Policia evidenton dhe godet një rast të armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me armë zjarri në brez, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër është arrestuar në flagrancë shtetasi:
-A.I., 33 vjeç, banues në Mallakastër
(i dënuar më parë për “Vjedhje”)
Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër në hyrje të qytetit të Ballshit, në Dukas, duke udhëtuar me një mjet tip “Benz” dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë me një krëhër dhe tetë fishekë.
Gjithashtu nga verifikimi që i është bërë automjetit tip “Benz”, dyshohet se ky automjet mund të jetë i vjedhur dhe trafikuar pasi rezulton me targa të falsifikuara dhe me nr shasie të modifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Trafikimi i mjeteve motorrike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”./l.m