Përfaqësuesit e Koresë së Veriut dhe SHBA-së u angazhuan sot për fillimin e bisedimeve për programin bërthamor koreano-verior, pas disa muajve ndërprerje dhe një përshkallëzimi të mëtejshëm të testimit të raketave nga Pheniani.
Të dërguarit koreano-verior, Kim Myong Gil dhe amerikan Stephen Biegun bëjnë pjesë në ekipet pjesëmarrëse në këto kontakte të lehtësuara nga i dërguari special i Suedisë, Kent Harstedt, artizan i lirimit të një studenti australian, Alek Sigley, i ndaluar nga Pheniani.
Kim dhe Biegun u takuan në një ndërtesë që ndodhej në një ishull të kryeqytetit suedez, disa qindra metra nga ambasada koreano-veriore, sipas një gazetari.