Dy persona kanë humbur jetën e tre të tjerë janë lënduar rëndë, në një aksidenttë rëndë rrugor në autostradën “Ibrahim Rugova” afër fshatit Peqan të Suharekës.
Sipas policisë së Kosovës aksidenti u shënua rreth orës 09:30 në autostradë, konkretisht në kilometrin e 36-të Vërmicë-Prishtinë.
Dy automjete, një furgon udhëtaresh dhe një kamion janë përplasur dhe kanë humbur jetën dy persona dhe tre të tjerë janë lënduar, informoi policia e Kosovës.
Po ashtu dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në Facebook ka shkruar se të gjithë udhëtarët janë shtetas të Shqipërisë.
“Ka ndodhur një aksident fatal në Autostradën “Ibrahim Rugova” afër Peqanit. Dy janë të vdekur, 4 të lënduar dhe një në gjendje të rëndë. Të gjithë janë shtetas të Shqipërisë. Jam në vendin e ngjarjes dhe të gjitha ekipet emergjente ndodhen këtu”, ka shkruar Muharremaj.
g.kosovari