“Unë, bashkëshortja ime, familja ime, familja e bashkëshortes, në rreth të parë, në rreth të dytë e të pafundëm nuk ka asnjë lidhje gjaku me të”. Kështu ka deklaruar zëvendës kryeministri Erion Braçe sot, një ditë pasi gjykata vendosi të lërë në burg ish-kreun e Kadastrës në Durrës Liridon Pula ndërsa ai akuzoi prokurorin Arjan Ndoj duke i dalë në mbrojtje ish-zyrtarit Pula.
Brace paralajmeroi padi ndaj ish deputeti demokrat Enkeljd Alibeja dhe e quajti taleban kete te fundit.
“Talebani që artikuloi këtë dje dhe ngriti mbi këtë shpifje do vijë ta provojë në gjykatë, në të cilën do vijë ai vetë dhe do jetë fillimi për të dhe rracën e talebanësve politiikë për cdo gjë të poshtër që i kanë bërë këtij vendi. Dejtuesin e ASHK se kam emëruar unë. Drejtuesin e ASHK as e kam futur unë në sistem dhe as e kam komanduar unë. Nuk ka asnjë akt që dëshmon të kundërtën. Drejtuesi i ASHK-së në qendër mund të dëshmojë. Librat në ASHK janë të hapur”, tha Braçe.
Më tej zëvendës kryeministri tregoi se është takuar vetëm dy herë me drejtuesin e ASHK dhe ka folur një herë në telefon ku i është bërë e ditur se shantazhohej prej një muaji. Për këtë gjë, Braçe deklaroi se ka njoftuar Prokurorinë dhe kryeministrin Edi Rama.
g.kosovari