Në një rrëfim të pazakontë në autobiografinë e tij ‘Me Elton John’ këngëtari britanik ka rrëfyer njohjen me Princeshë Dianën dhe impaktin e jashtëzakonshëm që ajo kishte tek njerëzit.
“Së pari u njoha me Dianën në 1981, pak para martesës së saj me Princin Charles. Ishte festa e 21-të e ditëlindjes së Princit Andrew në Kështjellën Windsor. Mbrëmja ishte plotësisht surrealiste.
Ndikimi i menjëhershëm që Diana kishte te burrat është i pakrahasueshëm me gjithçka tjetër. Ata dukej se e humbnin plotësisht mendjen në praninë e saj: ata thjesht magjepseshin”, rrëfen John.
Më tej ai tregon një episod të panjohur deri më sot, kur gjatë një mbrëmjeje bamirësie në të cilat princesha shpirtmirë nuk mungonte kurrë, yjet e Hollivudit, Richard Gere dhe Silvester Stallone u vunë në garë për t’i rënë në sy Dianës, madje edhe u konfliktuan mes tyre.
“Gjatë një mbrëmjeje bamirësie të organizuar nga unë kisha ftuar Dianën dhe disa personazhe të njohura, mes tyre edhe Richard Gere dhe Sylvester Stallone
Menjëherë, Richard Gere dhe Diana nisën të merreshin vesh mirë me njëri-tjetrin.
Ndërsa ne të tjerët ishin përfshirë në biseda, nuk mund të vëreja një atmosferë të çuditshme në dhomë. Duke gjykuar nga pamja e jashtme, dukej se miqësia e Dianës dhe Richard Gere, nuk po shkonte aspak mirë në sytë e Sylvester Stallone.
Pas pak aktorët u gjetën të dy në korridor duke u zënë me njëri-tjetrin; me sa duket për të zgjidhur çështjen e tyre mbi Diana ata kishin zgjedhur të bënin luftë me grushte”, rrëfen këngëtari britanik.
Arrita t’i qetësoj gjërat duke u shtirur sikur nuk e kishte vërejtur se çfarë po ndodhte. ‘Hej djema! Koha për darkë!” por Sylvester qartë nuk ishte ende i lumtur, shkruan “Daily Mail”.
Këngëtari tregon se edhe fëmijët e saj e kanë trashëguar butësin dhe ngjashmërinë me të ëmën, Princi Harry në veçanti; ai është saktësisht i njëjtë me nënën e tij, nuk ka interes për formalitetin apo madhështinë.
Ajo foto e famshme e saj që mban dorën e një pacienti me Aids në Spitalin London Middlesex tregon se kjo ishte Diana. Unë nuk mendoj se ajo ishte duke u përpjekur domosdoshmërisht të bënte një gjë të madhe, megjithëse padyshim atë që ajo bëri në atë moment, ndryshoi qëndrimet e publikut për të prekurit me Aids përgjithmonë./Javanews
g.kosovari