Katër orë pas rrëmbimit është gjetur vajza 13-vjeçe. Policia u vendos në alarm pas denoncimit nga familja.
Vajza u denoncua se u rrëmbye rreth orës 15:15, ndërsa rreth orës 19:00 është gjetur në një lokal në kryeqytet, ku sipas policisë ishte duke pirë pije freskuese me disa shokë në një qendër tregtare.
Drejtori i Policisë së Tiranë, Rebani Jaupi ka bërë të ditur se nuk bëhej fjalë për një rrëmbim, por 13-vjeçarja kishte shkuar për të pirë pije freskuese me një grup shokësh dhe shoqesh.
“Është shumë mirë, nuk ka pasur rrëmbim, është një grup shoqesh dhe shokësh që kanë shkuar në një lokal për të pirë pije freskuese”, tha Jaupi.
Sipas burimeve, vajza ishte duke konsumuar një pije freskuese në një kafe pranë një qendre tregtare në Tiranë së bashku me tre shoqe dhe dy shok. /l.m