Një aksident tragjik ka ndodhur në Francë, pranë qytetit Bordo, ku pas një aksidenti që përfshiu një autobus dhe një kamion, kanë humbur jetën së paku 42 persona.
Media Franceze shkruan se kamioni dhe autobusi po udhëtonin së bashku në rrugën Puisseguin, pranë Liborune, në çastin kur u përplasën dhe shpërthyen në flakë rreth orës 7: 30 me orën lokale.
Autobusi ishte plot me pensionistë dhe 8 prej tyre u dërguan të plagosur në spital. Më shumë se 50 zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e flakëve.
Sipas raportimeve në media, në autobusin e të moshurve që po kryenin turizëm, ka vetëm 5 të mbijetuar, sakaq, drejtuesi i kamionit ka humbur jetën.
Përplasja besohet të jetë aksidenti më i rëndë rrugor në Francë për më shumë se 30 vjet. Ky është aksidenti më famëkeq në rrugët franceze që prej vitit 1982 ku mbetën të vdekur 52 njerëz.