Prokurorja Esmeralda Keshi është zgjedhur anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me 133 vota pro duke sfiduar prokurorin Vladimir Marën. Prokurori Mara arriti të marrë 109 vota duke humbur kështu betejën me kandidaten tjetër. Ky proces është mbikëqyrur nga fillimi deri në fund nga kryeprokurorja e përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.
Prokurorja Keshi zëvendëson në këtë post Gentian Osmanin, i cili ra në “rrjetën” e vettingut dhe u shkarkua nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit pas ankimimit të Komisionerit Publik për shkak të kriterit pasuror.
Esmeralda Cami Keshi tha se qëllimi i saj është të përfaqësojë prokurorët.
“Qëllimi im do jetë të përfaqasoj Prokurorët dhe të ndihmoj ata në ushtrimin e deytrës dhe në kushtet në të cilën po ushtrojnë detyrën prokurorët në gjithë Shqipërinë”, u shpreh Esmeralda Cami Keshi.
Për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri, Cami tha:
“Vota ime është një votë që do jetë e bazuar në kritere siç e parashikon ligji”.
Gjithsej ishin 253 vota, ndërsa 242 prej tyre ishin të vlefshme, ndërsa 11 u shpallën të pavlefshme. Nga procesi i votimit u përjashtua drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila u paraqit me vonesë në votim.
g.kosovari